Sot në mesditë policia e Kosovës ka arrestuar edhe aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dren Kukaj

Sot në mesditë policia e Kosovës ka arrestuar edhe aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dren Kukaj

Sot, në mesditë policia e Kosovës ka arrestuar edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Dren Kukaj, i cili kishte shkuar në stacionin policor për të kërkuar sqarime për kidnapimin e Boiken Abazit. Dren Kukaj është dërguar në burg dhe i është dhënë masa e paraburgimit 48 orë. Avokati i Dren Kukajt është përpjekur të marrë të dhëna për këtë mbajtje, por policia ka refuzuar të përgjigjet. Vetëvendosje sqaron se kjo valë e arrestimeve, deportimeve, rrahjeve nëpër stacione policore, thyerjeve të zyrave, linçimeve e shpifjeve përmes medieve të varura dhe organeve të propagandës, montimeve të akuzave të pavërteta dhe thirrjeve për dhunë e përndjekje nga ana e pushtetarëve më të lartë, është e gjitha e drejtuar kundër Vetëvendosjes” e cila pushtetin e cilëson “mizor e të pamëshirshëm, ndaj kësaj partie”, të cilën Vetëvendosje e quan “subjekt të vetëm që premton transformim rrënjësor dhe demokratizim të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …