leoni

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri, Ejup Maqedonci priti në një takim rasti kryeredaktoren e Radios Kosova e Lirë dhe drejtorin e TV-Diellit

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri, Ejup Maqedonci priti në një takim, kryeredaktoren e Radios Kosova e Lirë dhe drejtorin e TV-Diellit

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri, Ejup Maqedonci,  priti në një takim, kryeredaktoren e  Radios Kosova e Lirë, Arbanë Qeriqi- Gashi dhe drejtorin e TV-Diellit, Zamir Qeriqi. Ata i uruan ministrit Maqedonci  detyrën e re dhe i dhuruan “Arkivin  Radios Kosova e Lirë gjatë luftës” në tri vëllime  si dhe romanin  historik, “Guri i Betimit” të autorit Ahmet Qeriqi, i përkthyer në gjuhën gjermane.

Ministri, Ejup  Maqedonci, duke shprehur falënderimet e tij për këtë dhuratë të veçantë, shprehu bindjen se këto vepra do të shërbejnë si pasuri e rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes. Ai vlerësoi veçanërisht rolin dhe kontributin e Radios-Kosova e Lirë, duke e cilësuar  njërin ndër mediumet e  vetme  që ruajti vlerat dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministri Maqedonci shprehu bindjen se ky medium meriton një status të veçantë, paralel me Zonat e UÇK-së, për të theksuar rëndësinë e rolin e saj  në historinë e vendit.  Duke u ndalur në rëndësinë e dokumentimit të historisë së luftës, ministri Maqedonci theksoi se në Amerikë historia e luftës është konsideruar si literaturë e domosdoshme ushtarake. Në këtë kontekst, ai përmendi Monografinë “Feniksët e Lirisë”, duke e cilësuar si një detyrim të përbashkët për të gjithë për të mbajtur gjallë dhe për të kuptuar thellësisht ngjarjet historike të popullit tonë. Në një bisedë me kryeredaktoren, Arbana Qeriqi dhe drejtorin e TV “Dielli” Zamir Qeriqi, ministri Maqedonci shprehu konsideratë për kontributin e tyre në krijimin dhe promovimin e literaturës së lidhur me historinë e lavdishme të UÇK-së. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …