Sot në Mitrovicë me aktivitete tematike u përkujtua dëshmori i kombit, Mehë Uka

Sot në Mitrovicë me aktivitete tematike u përkujtua dëshmori i kombit, Mehë Uka

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari ,Arian Tahiri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, si dhe përfaqësuesit nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta te shtatorja e heroit të kombit, Mehë Uka, në sheshin e qytetit, me rastin e 25-vjetorit të rënies së tij heroike. Përmes këtyre homazheve, kryetari Bedri  Hamza ka thënë se po përkujtohet sakrifica sublime e heroit të kombit Mehë Uka, i cili dha jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. “Sot, bashkë me stafin tim dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në 25-vjetorin e rënies së heroit Mehë Uka, po përkujtojmë sakrificën dhe veprën e tij për liri dhe pavarësi, si dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi heroit Mehë Uka, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, është shprehur kryetari Hamza.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …