Sot në moshën 84-vjeçare, ka ndërruar jetë ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, mikesha e madhe e Kosovës dhe e shqiptarëve përgjithësisht. Ajo ishte femra e parë sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pikërisht në kohën e luftës në Kosovë, kur edhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Shteti i Kosovës, zonjën Olbrajt e ka nderuar atë me Medaljen e Artë të Lirisë. Kosova ka nderuar për së gjalli edhe me një bust ish-sekretaren Albright në qendër të kryeqytetit. Në Prishtinë, afër American School of Kosova, ndodhet busti i saj, ku tashme ky vend quhet sheshi “Albright”. Asokohe ajo kishte ardhur nga Amerika së bashku me ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, për të marrë pjesë në përurimin e bustit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …