Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar lidhur me Afganistanin, pasi talebanët morën pushtetin

Sot, në Nju Jork, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, fillon punimet, derisa bota po përballet me kriza të shumta

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, sot fillon punimet, derisa  bota përballet me kriza të shumta, veçmas me luftën në Ukrainë. Pas dy vjetëve të kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe adresimeve përmes videove, OKB-ja u ka kërkuar liderëve botërorë që të marrin pjesë fizikisht në sesionin e kësaj organizate botërore, me përjashtim të kryetarit të Ukrainës, Vladimir Zelenski. Në ditën e parë do të mbajnë fjalime kryetari francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Sholz – liderët e dy ekonomive më të mëdha në Bashkimin Evropian. Kësaj  radhe Ukraina do të jetë në vëmendje të veçantë, ka thënë shefi  i BE-së, Josep Borrell në Nju Jork. Në një raport të publikuar më herët gjatë këtij muaji, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka thënë se pandemia e koronavirusit ka kthyer mbrapa përparimin njerëzor për pesë vjet. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …