Sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Federata Ruse me Veton e saj bllokoi rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe Amerika, ku kërkohej dënimi i referendumeve të paligjshme në Ukrainë. Përmes rezolutës u bëhej thirrje të gjitha shteteve që të mos i njohin ndryshimet territoriale te bëra nga Kremlini dhe që Rusia të tërheqë trupat nga territoret ukrainase. Dhjetë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, votuan pro, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan nga votimi. Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Grinfield tha se votimi në vend të kësaj do të dërgohet në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh, ku nuk ka veto.
