Nën patronatin e Organizatave të dala nga lufta (Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së), sot janë organizuar homazhe për nder të 20-vjetorit të rënies së heroit të kombit Zenel Mëziu, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. Ndërkaq, në ora 14:00 në sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin. Me këtë rast kryetari i komunës, Bekim Jashari, e ka përgëzuar kontributin e organizatave të dala nga lufta duke theksuar së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dëshmorët, martirët dhe të gjithë të rënët tjerë në luftën e Kosovës, janë pasuri kombëtare që duhet çmuar, kujtuar dhe nderuar përjetësisht!
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …