Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot, me 1 tetor, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së (Gjenerata 2025). Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë: ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë. Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar rregullat nga vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë me Covid-19. (Gazetaret pjesëmarrës duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë testin negativ për Covid-19, për t`u lejuar qasja në Kazermë).
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …