Sot në orën 12.00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë do të përurohet libri: “Rrëfime nga burgu” i autorit, Agim Sylejmani. Ai në këtë libër ka prezantuar rrëfime, shkresa të ndryshme poezi e tregime të 31 të burgorusve politikë shqiptarë nga Kosova dhe trevat shqiptare nën okupimin e ish-Jugosllavisë. Ato janë vetë, analiza e komente, janë rrëfime që nuk harrohen, janë pjesa më e dhembshme por edhe më krenare e të burgosurve, janë skica tregime, shkrime, ankesa, poezi, diskurse të veçanta letrare e publicistike. Këto janë rrëfime autentike, shumë të çiltra, krejtësisht të vërteta, të shkruara thjesht, pa shtrembërime e deformime. Janë pjesë nga memoria që kurrë nuk fshihet, janë përjetime të thella që lidhen me dhembjen tonë fizike e shpirtërore, individuale e kolektive…
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …