Zbulimi i një pjese të dosjes së Ramadan Jetullah Musliut nga fshati Reçak i Shtimes, të cilin e kishte përcjellë dhe e kishte vëzhguar gjatë qëndrimit në burg, oficeri i Shërbimit të Shtetit jugosllav Drago Boshkoviq, vë në pah disa rrëfime e komente shumë me rëndësi të jetës dhe sjelljeve të tij, në hetuesi dhe në burg. Boshkoviq kishte hartuar një dosje të shkurtë, por të pasur me mjaft të dhëna, sidomos të qëndrimit të pathyeshëm e burrëror të të burgosurit politik, Ramadan Jetullah Musliut, të cilin e përshkruan si një kryengritës të patundur në mendimet, qëndrimet dhe veprimet e tij. Mbi këtë dokument të zbuluar vonë nga familja, si dhe fakte e dëshmi të tjera të familjarëve, të afërmve e të njohurve është realizuar filmi dokumentar për atdhetarin, Ramadan Jetullah Musliu nga fshati Reçak i komunës së Shtimes, Autori i filmit, Ahmet Qeriqi, realizoi TV-Dielli.
Kontrolloni gjithashtu
Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të kryetares, Vjosa Osmani
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e …