Ka ndërruar jetë veprimtari i LPK-së dhe poeti popullor, Vesel Bajraktaraj. Kohë më parë është përuruar libri i tij ‘Rruga e përflakur” ku janë prezantuar poezi kushtuar bashkëveprimtarëve, dëshmorëve e veteranëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vesel Bajraktaraj ishte poet popullor dhe veprimtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Varrimi i të nderit bëhet sot në varrezat e Mitrovicës, në orën 15.30 minuta.
