Krijimtarisë së tij, të begatshme letrare, 48-vjeçare, studiuesi meritor i Aleksandër Moisiut, veprimtari dhe shkrimtari i mirënjohur, Isak Guta ia ka bashkuar edhe dy vepra letrare: “Vrasja e veprave” dhe “Rrëfim i vonuar”, të cilat përurohen sot, në orën 16 e 30 në Galerinë e Arteve, në Ferizaj.
Shkrimtari, Isak Guta sot me dy vepra letrare të sapo botuara, përmbush 48 vjet, qysh kur ka filluar të merret me krijimtari publicistike, letrare e artistike. Gjatë kësaj periudhe letrare, ai ka botuar vepra të shumta dhe të llojllojshme publicistike, ndërsa vendin kryesor e zënë veprat studimore për aktorin e madh të skenës së dramës e të filmit botëror, Aleksander Moisu.
Në përurimin e këtyre dy veprave pritet të marrin pjesë veprimtarë, studiues të letërsisë e arteve dhe dashamirë të librit.