Përfundon numërimi i votave me kusht, rezultatet përfundimtare sot ose nesër

Sot në orën 16:00 në QNR do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Sot në ora 16:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Këtë lajm e ka konfirmuar për mediet  edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.   “Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre do të  aprovohen.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …