Sot në orën 17.oo në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, mbahet manifestimi, “Ditët e Krenarisë

Sot në orën 17.oo në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, mbahet manifestimi, “Ditët e Krenarisë

Sot në orën 17.oo në Sallën e Kuqe të Pallatit  të Rinisë dhe Sporteve,  në Prishtinë,  mbahet manifestimi vjetor, tradicional,  “Ditët e Krenarisë” ( 18-24 prill) që i kushtohet dëshmorëve dhe martirëve të rënë 23 vjet më parë në frontet e luftës së UÇK-së në Prishtinë me rrethinë. Përveç pjesës tematike përkujtimore,  do të mbahet edhe një program i pasur artistik, ka bërë të ditur Këshilli Organizativ i Manifestimit.

Aghenda e manifestimeve:

18 Prilli Dita e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës 

Në organizim të komunës së Prishtinës dhe shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, organizohen një varg aktivitetesh për të shënuar ditën e Dëshmoreve të komunës së Prishtinës 

Në orën 10 00 Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. 

Në orën 10 30 janë bërë nderime tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti 

Në orën 10 40 është organizuar dhurimi vullnetar I gjakut ne sheshin Zahir Pajaziti 

Në orën 11 30 Homazhe ne varrezat e dëshmoreve dhe martireve ne fshatin Makoc 

Në orën 12 00 Homazhe tek lapidari I dëshmoreve ne Sharban 

Në orën 12 30 Homazhe ne varrezat e dëshmoreve ne fshatrat: Barileve, Rimanishte, Mramor, Prapashticë, Dabishec, lagjja Canaj, Stallove, Koliq, Bernice e Eperme. 

Në orën 13 00 Homazhe ne varrezat e dëshmoreve dhe martireve ne fshatin Marec 

Në orën 17 00 Akademia për dëshmoret qe do të mbahet ne pallatin e rinise në Prishtinë 

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …