Sot në Ponoshec të Gjakovës është përuruar Kompleksi Memorial i Varrezave të Dëshmorëve në shënim të ditës së dëshmorëve të këtij fshati. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se ndërtimi i këtij kompleksi, i financuar nga buxheti komunal, është më e pakta që mund të bëhet për të nderuar dhe respektuar sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit. Tashmë mbetet detyrë dhe obligim i institucioneve por edhe i të gjithë qytetarëve të Gjakovës e të Kosovës që të angazhohen për zhvillimin e vendit, ashtu siç e ëndërruan dëshmorët. Fshati Ponoshec dhe fshatrat tjerë afër tij janë fshatra që lidhin Kosovën me Shqipërinë, andaj fokusimi duhet të jetë pikërisht tek bashkëpunimi ndërkufitar dhe tek zhvillimi i përbashkët.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …