Sot, padrejtësisht mungojnë në Prekaz, për të bërë nderime para Legjendarit, Jasharëve dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve, bashkëluftëtarët e tij: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj.
Kësaj radhe nuk janë fizikisht në Prekaz më meritorët e lirisë, të cilët po i mbanë peng një gjykatë inkuizicionale, në Hagë, një gjykatë e cila luftën e drejtë të UÇK-së për çlirim nga robëria serbe po përpiqet ta paraqesë si një “Ndërmarrje kriminale” kundër regjimit serb dhe kolaboracionistëve shqiptarë. Por çlirimtarët një ditë do të kthehen me një fitore më tepër, për ta radhitur edhe atë në faqet e ndritura të historisë sonë kombëtare…
Prekazi është dhe do të jetë i përjetshëm, ashtu sikur do të jetë e përjetshme edhe lufta e çlirimtarëve, liria dhe pavarësia e Kosovës.
Te Memoriali, në lagjen Jashari, në Prekaz, po mbahen vizitat e veteranëve, invalidëve, familjarëve të dëshmorëve, të qytetarëve liridashës nga Kosova e më gjerë, por edhe të përfaqësuesve të institucioneve dhe partive politike. Të gjithë ata po i bëjnë nderime dhe respekt legjendarit të kohës sonë, më meritorit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Sot para së gjithash përkujtohen më meritorët e lirisë, dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata breza shqiptarësh që u sakrifikuan për liri e pavarësi. Po ashtu përkujtohen edhe meritorët e qëndresës kundër shtypjes e robërisë, ata që tërë jetën e tyre ia kushtuan kombit e Atdheut, në mesin e tyre, Simboli i Rezistencës sonë Kombëtare, bacë Adem Demaçi dhe mijëra ish qëndrestarë, të cilët kurrë nuk u pajtuan me robërinë, kurrë nuk u dorëzuan dhe më në fund, falë luftës dhe gjakut të derdhur rrëke të dëshmorëve e martirëve, arritëm ta përjetojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot, nuk janë me ne, në Prekaz, për të bërë nderime para Legjendarit, Jasharëve dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve bashkëluftëtarët e Legjendarit: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, nuk janë më meritorët e lirisë, të cilët po i mbanë peng një gjykatë inkuizicionale, në Hagë, një gjykatë e cila luftën e drejtë të UÇK-së për çlirim nga robëria serbe po përpiqet ta paraqesë si një “Ndërmarrje kriminale” kundër regjimit serb dhe kolaboracionistëve shqiptarë.
Sot, në 23-vjetorin e rënies së Legjendarit, shkojnë për të bërë nderime edhe ata që kurrë nuk do të kishin shkuar atje, por atje i dërgon detyra, veshja me pushtet. Shkojnë edhe ata që luftën e UÇK-së e kishin quajtur dhe e quajnë terroriste, sepse kështu e do puna. Shkojnë edhe nga soji i atyre që nuk kanë lënë fjalë të ligë pa thënë për çlirimtarët, sepse u raportojnë bosëve të tyre se kush kishte shkuar, kush çka kishte folur, kush me kënd ishte takuar, në Prekaz.
Shkojnë dhe përulën para Komandantit Legjendar e para Jasharëve edhe ata të cilët gjatë luftës kishin ikur nga Kosova, jo sepse nuk e kishin dashur lirinë, por sepse e kishin dashur më shumë jetën e të ardhmen e tyre. Shkojnë edhe nga ata, të cilët gjatë luftës familjet dhe fëmijët i kishin lënë nëpër shokë e miq, në mesin e popullatës së zhvendosur, në male e lugina lumenjsh, dhe kishin ikur rrugës drejt Stankovecit për të arritur pastaj në Shkup, në Tiranë e në qytetet e Evropës, sepse duhej të ktheheshin të gjallë për ta qeverisur e për ta ndërtuar vendin e bërë shkrumb e hi nga lufta.
Sot, ashtu sikur përvjet, Prekazi është një vend-pelegrin i madh kombëtar, i cili i pret të gjithë, pa dallim, sepse secili që sot përkulet para Legjendarit, ka diçka për t i thënë vetvetes, ka një pasqyrë të brendshme, që ia nxjerrë në fytyrë vetveten, diçka si ndërgjegje e vrarë, por nga e cila nuk ka më rrugë-dalje, nuk ka kthim prapa në kohë, por ka kohë për të mashtruar veten e të tjerët.
Por Prekazi, ashtu sikur ka qenë gjatë gjithë historisë, i tillë është edhe sot.
Ai i mirëpret të gjithë, edhe pse nuk iu beson të gjithëve.
Sot përkujtohet rënia e më meritorëve të kombit e të çlirimit të Kosovës, andaj të gjitha rrugët qojnë në Prekaz, ashtu sikur dikur kur të gjitha rrugët qonin në Romë, ashtu sikur shkojnë pelegrinët në vendet e tyre të shenjta.
Sot, padrejtësisht mungojnë në Prekaz, për të bërë nderime para Legjendarit, Jasharëve dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve, bashkëluftëtarët e tij: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj. Kësaj radhe nuk janë fizikisht me ne, në Prekaz, më meritorët e lirisë, të cilët po i mbanë peng një gjykatë inkuizicionale, në Hagë, një gjykatë e cila luftën e drejtë të UÇK-së për çlirim nga robëria serbe po përpiqet ta paraqesë si një “Ndërmarrje kriminale” kundër regjimit serb dhe kolaboracionistëve shqiptarë.
Por çlirimtarët një ditë do të kthehen me një fitore më tepër, për ta radhitur edhe atë në faqet e ndritura të historisë sonë kombëtare…
Prekazi është dhe do të jetë i përjetshëm, ashtu sikur do të jetë e përjetshme edhe lufta e çlirimtarëve, liria dhe pavarësia e Kosovës.
Të besojmë dhe të shpresojmë se në përvjetorin e ardhshëm në Prekaz do të jemi tok, të gjithë…
Prekaz
5.3.2021
( Ahmet Qeriqi )