Sot në Prishtinë, BE dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, paraqesin, “Analizën Gjinore të Kosovës”

Sot në Prishtinë, BE dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, paraqesin, “Analizën Gjinore të Kosovës”

Sot, në Prishtinë, Zyra e BE-së në Kosovë, Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, do të lansojnë Analizën Gjinore të Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës në Biblotekën Kombëtare të Kosovës duke filluar nga ora 14:15. Folësit e tjerë në këtë takim do të jenë, Dhurata Hoxha, Ministre, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Mehdi Geci, Zëvendës Avokati i Popullit.

Hulumtuar dhe shkruar nga Rrjeti i Grave të Kosovës me kërkesën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Analiza Gjinore e Kosovës ofron informata aktuale mbi gjendjen e burrave dhe grave në sektorë të ndryshëm, duke filluar nga bujqësia, ekonomia, energjia, mjedisi, drejtësia, ndër të tjera.

Të kërkuara nga “Dokumenti i Punës i Stafit të Përbashkët – Barazia Gjinore dhe Fuqizimi i Grave: Transformimi i Jetës së Vajzave dhe Grave përmes Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së 2016-2020”, i njohur edhe si “Plani i Veprimit Gjinor i BE-së II” (GAP II). Kjo analizë ka për qëllim të informojë mbështetjen e ardhshme të BE-së për Qeverinë e Kosovës, veçanërisht lidhur me programet e Instrumentit për Para-Anëtarësim (IPA) dhe dialogjet e ardhshme politike.

Në të njëjtën kohë, ne shpresojmë që Analiza Gjinore e Kosovës mund të shërbejë si një dokument i rëndësishëm, të cilin Qeveria e Kosovës, donatorët, organizatat ndërkombëtare dhe aktorët lokalë të shoqërisë civile mund ta përdorin për të informuar punën e tyre aktuale dhe të ardhshme lidhur me përparimin e barazisë gjinore në të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …