Me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta të Gjeneral-Major Shaban Shalës, sot më 5 janar 2019 në orën ora 11:00 do bëhen homazhe te varri i tij në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Velani. Gjashtë vjet më parë u nda nga jeta, veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, Shaban Veli Shala, vëlla i dëshmorit, Bedri Shala, i burgosur politik në vitet 80, njëri ndër ideatorët e formimit të UÇK-së, bashkëluftëtar i hershëm i legjendarit, Adem Jashari, komandant për moral në Zonën Operative të Drenicës, gjatë luftës dhe personalitet me shumë ndikim në luftën e UÇK-së, me gradë gjeneral-major. E tërë veprimtaria e tij jetësore ka qenë e orientuar në drejtim të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare. Ishte shumë i përkushtuar në punë dhe në aktivitete kombëtare, kurdoherë i angazhuar edhe pse kishte një sëmundje të rëndë, për të cilën mjekët e këshillonin t’i kufizonte aktivitetet. Duke qenë i lindur dhe i rritur me shpirtin e luftëtarit për të drejta liri e barazi shoqërore, Shaban Shala nuk e reshti veprimtarin e tij në dobi të kombit e atdheut deri në ditën kur u nda nga jeta, më 5 janar të vitit 2012. Lavdi e përjetshme Shaban Shalës për rrugën e tij jetësore në shërbim të kombit e Atdheut.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …