Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Sot në Prishtinë do të organizohet edicioni i dytë i forumit energjetik Shqipëri – Kosovë

Sot në Prishtinë do të organizohet edicioni i dytë i Forumit Ndërkombëtarë “Bashkimi i tregut në sektorin energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës, Roli i krijimit të shkëmbimit të përbashkët të energjisë në këtë proces”. Ky edicion organizohet nga Konfindustria në bashkëpunim me IFC International Finance Corporation dhe me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë të Shqipërisë. Të pranishëm në këtë forum, përveç  drejtuesve  të Ministrive respektive, Valdrin Lluka dhe Damian Gjiknuri, do të jenë edhe përfaqësues të TKE-së, USAID dhe operatorët e energjisë. Forumi do të përqendrohet në sfidat e themelimit të Shkëmbimit të Energjisë Elektrike në përputhje me zbatimin e politikes shqiptare të energjisë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe integrimin ne tregun rajonal të energjisë. Modelet e shkembimit të energjisë dhe integrimi i tregut të energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës do të diskutohen bazuar edhe në praktikat me të mira ndërkombetare.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …