Sot në Prishtinë ka përfunduar takimi për çështjen e Asociacionit i thirrur nga ambasada amerikane

Sot në Prishtinë ka përfunduar takimi për çështjen e Asociacionit i thirrur nga ambasada amerikane

Ka përfunduar takimi për çështjen e Asociacionit i thirrur nga ambasada amerikane. Në këtë takim i pari e ka marrë fjalën shefi i BE-së, në Prishtinë, Tomas Szunyog. Në takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga Presidenca, Kuvendi  e Qeveria, si dhe përfaqësues të partive politike nga shoqëria civile e disa ambasadorë. Takimi zgjati dy orë, aq edhe sa ishte paraparë.  Nga Presidenca në takim shkuan shefi i kabinetit Blerim Vela dhe këshilltari i jashtëm, Bekim Sejdiu. Nga Parlamenti ishte shefi i stafit të kryeparlamentarit, Ilir Kërçeli. Nga Qeveria ishte shefi i stafit të kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi, si dhe për fushat përkatëse ishin edhe ministrat: Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci, Arben Vitia dhe Nenad Rashiq, si dhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të kahershëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …