Save the Children në Kosovë në Bashkëpunim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lanson fushatën e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve. Kjo fushatë ka për qëllim të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës ligjore mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijës, të rris vetëdijën e fëmijëve, të rriturve, si dhe t’i fuqizoj institucionet mbi ndalimin e ndëshkimit trupor në çdo ambient si dhe ofrimin e metodave alternative për rritjen e fëmijës.
