Sot në Prishtinë mbahet aktivitet që ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit. Aktiviteti do të filloj në ora 12.00 para Teatrit Kombëtar nga ku do të nisë ecja tradicionale. “Qëllimi i këtij manifestimi është të bëjë ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …