Sot në Prishtinë, me plebishit popullor u rikonfirmua dinjiteti dhe merita historike e luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj

Si rrallë herë më parë, sot në Prishtinë u rikonfirmua dinjiteti dhe merita historike e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krerëve të saj.

Nën organizimin e platformës, “Liria ka Emër” sot në qendër të Prishtinës, në kryeqytetin e Kosovës, afër 100 mijë  qytetarë liridashës, nga mbarë vendi e më gjerë, familjarë dëshmorësh e martirësh,  invalidë e veteranë të UÇK-së, morën pjesë në “Marshin për Drejtësi” në përkrahje unanime për çlirimtarët, krerët e luftës  që po mbahen padrejtësisht në paraburgim qe afër 2 vite e gjysmë dhe gjykimi i të cilëve pritet të fillojë nesër  në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Përkushtimi, mbështetja e besimi që u manifestuan sot në Prishtinë tregojnë  më së miri se cila ka qenë dhe sa e drejtë ka qenë lufta jonë shekullore kundër robërisë, lufta fitimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së cilës po pretendohet t’ i bëhet gjyq, në radhë të parë  për t’i frikësuar popujt e shtypur e të robëruar në shumë vende të Evropës e të botës dhe në mënyrën më të shëmtuar po bëhen përpjekje që luftën tonë të lavdishme ta etiketojnë si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

 

Sot në Prishtinë foli vetë populli me pjesëmarrjen e vet masive, në përkrahjen pa rezervë që i dha më meritorëve të lirisë, atyre që po ballafaqohen me akuza të hartuara nga Serbia e kohës së Millosheviqit dhe e kësaj së sotmes, të pionierit të tij, Aleksander Vuçiqit.

 

Gjykata Speciale nuk është themeluar për të ndarë drejtësi, por për të ndëshkuar drejtësinë, për të barazuar xhelatin me sakrifikuesin, për të ringjallë në kujtesën historike të evropianëve të rinj, sesi kishin vepruar dikur gjysh-stërgjyshërit e tyre në inkuizicionin e tmerrshëm të së kaluarës.

 

Luftën e UÇK-së nuk mund ta gjykojë askush, meqë pikërisht atë luftë e ka përkrahur Evropa dhe bota demokratike në vitin 1999, madje edhe me intervenim ushtarak të Aleancës Veriatlantike, )forca më e madhe  ushtarake të botës) kundër Serbisë kriminale të kohës së Millosheviqit prej 24 mars e deri më 9 qershor të vitit 1999. Lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së nuk mund të njolloset, pavarësisht përpjekjeve të qarqeve antishqiptare dhe disa mbeturinave të instruktuara  shqipfolëse. Përpjekjet për damkosje e njollosje janë pretendime të koniukturave politike të mujsharëve të botës së sotme, e cila nuk po gjen dot paqe e mirëkuptim brenda vetes.

Mbështetje që sot mori lufta e UÇK-së dhe krerët e saj që ndodhen në Hagë, është një verdikt gjithpopullor, jehona e të cilit do të dridh Gjykatën Speciale edhe nesër, mu para selisë, me mbajtjen e protestave nga mërgimtarët shqiptarë në vendet e ndryshme të Evropës.

 Ndërgjegjja kolektive  liridashëse shqiptare por troket në dyert e Gjykatës Speciale, e cila është e thirrur për të ndarë drejtësi, por me dy rastet e dy aktvendimeve penale  kundër UÇK-së, tregoi botërisht se cila është dhe kujt po i shërben. Andaj, protestat, marshet, kundërshtimet nuk do të ndalojnë, krejt derisa një ditë do të ngadhënjejë drejtësia e vërtetë, e pa deformuar dhe e paanshme.

Ahmet Qeriqi

  1. 4. 2023

Shtime

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …