Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992 shpalli 3 dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, parasheh se për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, shtetet marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, në transport, në informacione dhe komunikime, duke i përfshirë teknologjitë dhe sistemet e informacioneve dhe të komunikimeve, dhe në objekte dhe shërbime të tjera që janë të hapura ose që i ofrohen publikut. Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Handikosin, sot organizojnë konferencën vjetore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Promovimi i përfshirjes në procese konsultuese mbi qeverisjen dhe reformën e administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal”, e cila mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Handikosi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …