Sot në Prishtinë përfundoi Seminari “Rose Roth”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s

Sot në Prishtinë përfundoi Seminari “Rose Roth”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s

Sot në Prishtinë  ka përfunduar Seminari “Rose Roth”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe me përkrahjen e Qeverisë Zvicerane. Gjatë Seminarit të 93-të,  i  cili  u mbajt për herë të parë në Kosovë, u diskutua çështje të ndryshme si për perspektivën euro-atlantike të Kosovës, dialogun Beograd-Prishtinë, për reformat në sektorin e sigurisë në Kosovë, sfidat e migracionit dhe parandalimin e radikalizmit. Në të morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, rreth 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Pas hapjes së sesionit të fundit të Seminarit,  nga nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, shef i delegacionit  të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, një fjalë rasti ka mbajtur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.Ai në fjalën e tij, mes tjerash ka theksuar progresin e arritur në Kosovë që nga paslufta, duke shtuar se dalja nga shkatërrimi i luftës dhe mbrojtja e jetëve të njerëzve, e arsyeton në mënyrë të plotë ndërhyrjen e NATO-s.  Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë që të punojë në mënyrë që Kosova të shndërrohet në një eksportuese të sigurisë, duke u rreshtuar në krah të aleancës botërore për paqe dhe siguri.  Vlerësojmë se e kemi një Forcë tani të Sigurisë dhe nesër do të kemi një Forcë të Armatosur e cila është në gjendje që të aplikojë të gjitha standardet e NATO-s dhe të jetë në krah të një aleance botërore për paqe dhe siguri”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se “po ashtu  jemi të interesuar që edhe më tutje KFOR-i të qëndroj në Kosovë si pjesë e stabilitetit, paqes dhe besimit të të gjithë qytetarëve përfshirë edhe komunitetet”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …