Shoqatat rajonale për Siguri dhe Shëndet në Punë, saktësisht ajo e Kosovës, e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe e Malit të Zi, me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian kanë zhvilluar një strategji të përbashkët rajonale për shëndetin dhe sigurinë në punë. “Krijimi i mekanizmave institucional për bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe organeve shtetërore, në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, në hartimit e politikave dhe angazhimit në procesin e vendimmarrjes është baza për një vend pune të sigurt”, thuhet në njoftim. Sipas tyre, qëllimet strategjike të këtij dokumenti janë lidhur ngushtë me prioritetet dhe objektivat e përcaktuara në Strategjinë Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Promovimi i kësaj strategjie rajonale për sigurinë dhe shëndetin në punë bëhet sot në orën 11:00 në Hotel “Sirius”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …