Mobilizimi i qytetarëve nga mbarë vendi për protestën e 17 shkurtit, të paralajmëruar dhe organizuar nga blloku opozitar do të vazhdojë edhe sot. Në Sallën e Kuqe në Prishtinë do të flasin para pjesëmarrësve në tubim: deputeti, Albin Kurti i Vetëvendosjes, Donika Kada-Bujupin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën. Tubimin mobilizues pritet të mbahet në orën 14:00, ku do të flitet me aktivistë të këtyre subjekteve rreth situatës politike në vend dhe nevojës së pjesëmarrjes të sa më shumë qytetarëve, në protestën paqësore të 17 shkurit, ditën që shënon 8-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …