hap Qendra për Këshillim në Karrierë

Sot në Prishtinë u hap Qendra për Këshillim në Karrierë, e para e këtij lloji në Kosovë

Sot në Prishtinë, me iniciativën e Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, u hap Qendra për Këshillim në Karrierë, e para e këtij lloji në Kosovë, e cila ka për qëllim orientimin e nxënësve kah shkollat profesionale, në mënyrë që të jenë të kualifikuar për tregun e punës, si dhe ndërmjetësimin mes bizneseve që kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar. Në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës, në një fjalë rasti Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell tha se e gëzon fakti që po fillon një projekt konkret për të rinjtë në Prishtinë. Ndërkaq, Drejtori i Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrik Etien tha se kjo Qendër do të ndihmojë në zbutjen e varfërisë dhe papunësisë, e cila është kaq e madhe në të gjithë vendin, pra edhe në Prishtinë. Në fund, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pasi falënderoi të pranishmit, tha se ideja për këtë shkollë ka lindur nga nevoja për të krijuar kuadër profesional për biznese në Kosovë, sepse mungesa e këtij kuadri edhe po i hendikepon bizneset, të cilët nuk janë të kënaqur me nivelin e trajnimit dhe kualifikimin e nxënësve andaj edhe nuk po ka punësim më të madh të tyre dhe zbutje të papunësisë.  Ai falënderoi Qeveritë Zvicerane dhe Britanike, të cilat kanë treguar gatishmërinë për ta ndihmuar këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …