leoni

Sot, në Prishtinë, u mbajt Akademi Përkujtimore në nderim të 67 dëshmorëve të Prishtinës me rrethinë

Sot, në orën 17.00 në ambientet e Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, u mbajt akademi përkujtimore në nderim dhe respekt të 67 dëshmorëve  të Prishtinës me rrethinë. Në këtë Akademi, kanë marrë pjesë familjarë dëshmorësh, invalidë e veteranë të luftës, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë liridashës  nga vendi e më gjerë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari i Komunës së Prishtinës z, Përparim Rama ndër të tjera veçoi:  Ne sot po përkujtojmë Dëshmorët e komunes tonë. Ne sot kujtojmë gjakun e dëshmorëve që sot përkon edhe me datën e monumenteve, pra është një përkim monumental. Pra sot Prishitina shënon edhe ditën e Monumenteve me emër e mbiemër. Kauza e tyre ishte sublime pra Liria e vendit tonë. Ata janë mishërim i idealeve që do të frymëzojnë brezat që vijnë.

Në emër të Shoqatës së Familjeve të Deshmoreve, dega-Prishtinë iu drejtua z, Naser Pacolli i cili tha: Ne kemi në kujtesën tonë kolektive atdhetarët e paepur. Kemi shembullin e Heroizmit të legjendarit Adem Jashari. Ne sot shënuam disa aktivitete në përkujtim e mos harrim për veprën e dëshmorve.

18 prilli i vitit 1999 shënon mbase numrin më të madh të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë gjatë një dite, pas 14 dhjetorit të vitit 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …