Kanë vazhduar tensionet në seancën e Kuvendit, ku pozita e opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth pagës minimale

Sot, në Prishtinë veteranët dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë filluar një protestë gjithë-popullore para Kuvendit dhe Qeverisë

Sot, në Prishtinë veteranët dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë filluar një protestë gjithë-popullore para Kuvendit dhe Qeverisë. Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale, i cili s’i përfshin veteranët, ata kanë paralajmëruar për sot një  protestë masive. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar  se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga e gjithë Kosova. Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …