Sot në Prizren janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Epopesë së Vërrinit të rënë për liri 21 vite me parë

Sot në Prizren janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Epopesë së Vërrinit të rënë për liri 21 vite me parë

Me rastin e 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit për të nderuar veprën e tyre karshi atdheun. Mëngjesin e së dielës shumë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë kishin mësyrë memorialin e dëshmorëve në Landovicë. Me lotë në sy dhe buqeta me lule, familjarët po qëndronin sipër varreve të këtyre dëshmorëve dhe martirëve. Bashkëshortja e dëshmorit, Selajdin Berishës, Rukija nën emocione të mëdha tha se që njëzet vite pas lufte përveç mërzisë dhe përmallimit, shteti nuk ka bërë asgjë për bashkëshortin e saj.

Pjesë e këtyre homazheve ishte edhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i cili tha se kujtimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm. E komandanti i batalionit që bëri luftime në këtë betejë, njëherësh ish deputeti, Zafir Berisha përkujtoi momente të luftimeve të 21 viteve më parë, teksa tha se falë këtyre dëshmorëve e Kosova e gëzon lirinë e sotme. Ndërsa, sekretari i OVL-UÇK dega në Prizren, Isa Bershia kërkoi nga institucionet lokale dhe qendrore që të ketë një përkujdesje më të mirë për familjarët e dëshmorëve. Për të bërë homazhe për nder të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj beteje ishte dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndryshe në betejën e Vërrinin e cila u zhvillua nga 1-5 shtator të vitit 1998, ranë 27 dëshmorë dhe 42 martirë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …