Në vazhdën e aktiviteteve për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut sot në Prizren do të përurohen shtatoret e tre prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi. Në ceremoninë e përurimit, e cila mbahet në hapësirat e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, marrin pjesë përfaqësuesit shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Ceremonia mbahet nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, ngjarje kjo e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
