Sot në qendër të Gjilanit është zbuluar shtatorja e heroit të kombit, Idriz Seferi. Me ketë rast kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndjehet i nderuar që gjendet në qytetin e Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës e shumë heronjve të tjerë që i dha Kosovës dhe shqiptarisë. Thaçi tha se shtatorja e Idriz Seferit po inaugurohet në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Idriz Seferi u shqua për trimëri, besnikëri të cilët nuk u zmbrapsën asnjëherë nga ideja për pavarësi të plotë. Idriz Seferi dha një kontribut të madh në kryengritjet që çuan në pavarësinë e Shqipërisë. Idriz Seferi u shqua edhe në kuvende, ku pajtoi shumë njerëz mbi atë që interesi i atdheut është më i madh sesa individual”, tha ai, transmeton Kosovapress.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …