Në 23 vjetorin e rënies, sot në fshatin Raushiq të Pejës përkujtohen dëshmorët e kombit: Agim Zekaj, Ruzhdi Haxhiaj dhe Milazim Zekaj. Ky përvjetor do të shënohet sot me fillim në orën 18:00 në ambientet e shkollës “28 Nëntori”. Me këtë rast Shoqata Kulturore “Xhemajl Fetahaj” që është edhe organizatore e këtij manifestimi fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë. Duke nderuar e përkujtuar veprën dhe heroizmin e Dëshmorëve të rënë për Liri ne nderojmë vetën tonë, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kryetarit të kësaj organizate, Sali Veselaj.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …