Sot në Reçak të Shtimes inaugurohen tri shkronjat e lavdishme të historisë sonë më të re, UÇK
Në vazhdën e aktiviteteve të organizatave, shoqatave, komunave, në përkujtim të 23-vjet0rit të ditëve të çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb, sot në Reçak të Shtimes, në orën 19:30 inaugurohet tre-shkronjësi (akrostih): UÇK, – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kjo simbolikë shkronjash haset kudo nëpër vendbanimet e Kosovës, të përfshira në luftën çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së.
Luftëtarët e lirisë së Reçakut, veprimtarët, invalidët, veteranët vazhdimisht kanë qëndruar në krye të detyrës edhe pas luftës duke përjetësuar historinë me monumente, shtatore, pllaka përkujtimore, monografi, filma dokumentarë, këngë e krijime artistike, dhe vit për vit duke shënuar përvjetorët e lirisë.
Reçaku është fshati i cili ka hyrë jo vetëm në historinë tonë më të re por edhe në historitë e enciklopeditë botërore. ( TV-Dielli RKL)
Për informata lidhur me këtë aktivitet mund të kontaktoni me Abdullah Musliun: numri 044164855.