Sot në Romë të Italisë mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe ministri shqiptar Igli Hasani. Ai do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Gjulio Terzi di Sant’Agata. Pritet që sot të Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Në takim do të jenë të pranishëm edhe ministrat e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku përfshihen Greqia, Kroacia, Austria, Sllovenia, Sllovakia dhe Republika Çeke.
