Në takimin që do të mbahet në sallën e Komunës së Deçanit, organizuar nga Degët e LDK-së në Zvicër dhe në Gjermani marrin pjesë: Donika Gërvalla, Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi, Rexhep Gjergji, Naser Rugova, Idriz Zeqiraj, thuhet në një njoftim për media. “Në këtë takim, në mënyrë publike janë të ftuar edhe Isa Mustafa, kryetar i LDK-së; anëtarë të Kryesisë së kësaj partie; deputetë të Parlamentit; degët si motra në gjithë Kosovën, si dhe figurat tjera të kësaj partie, brenda dhe jashtë Kosove”, thuhet në njoftim, e nënshkruar nga Shaqir Shala, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër.D Dega e LDK-së në Zvicër dhe ajo në Gjermani është e kontestuar nga kreu i partisë. Kryetarja e kësaj dege, Donika Gërvalla, është penguar disa herë që të marrë pjesë në takimet e rëndësishme të strukturave të partisë, në emër të degës, të cilin e përfaqëson.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …