leoni

Sot në sallën e përurimeve në librarinë Dukagjini, në Prishtinë përurohet libri “200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri

Sot në orën 18:00, në sallën e përurimeve në librarinë Dukagjini në Prishtinë përurohet libri “200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri”, me autor profesorin e kompozicionit, Korab Shaqiri.

Përmbledhja “200 këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri”, shpalos një dimension pak të njohur të artistit të madh, Ilir Shaqiri, i cili me krijimtarinë e vet shënjon epokën çerekshekullore të mbijetesës dhe të luftës së popullit shqiptar të Kosovës për liri kombëtare e njerëzore.

Brenda volumit prej më shumë se 700 faqesh, autori, Korab Shaqiri, ka përmbledhur këngët më të njohura të Ilir Shaqirit, me qëllim që t’i standardizojë me “gjuhën” e muzikës së shkruar, duke i prezantuar në mënyrë komparative si tekste letrare dhe si partiturë (muzikë e shkruar).

Këngët që përfshihen në këtë volum kapin një periudhë kohore që prej viteve ‘80-të – kohë kur Ilir Shaqiri i kishte realizuar ato me orkestër folklorike, e deri në ditët tona, kur disa nga këngët e tij janë realizuar edhe me orkestër simfonike.

Sipas redaktorit muzikor të këtij botimi, Valton Beqiri, vlera e kësaj përmbledhjeje letrare e muzikore, përkon jo vetëm me Ilir Shaqirin si artist individual, por edhe me një pjesë të rëndësishme të historisë më të re muzikore shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 3 prill 2025 do të kujtohen dëshmorët: Mustaf Çekaj, Arton Mehmetaj dhe Halit Coka

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, njofton familjet e Dëshmorëve , invalidët …