Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Sot në seancën gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është paraqitur dëshmitari i dytë i mbrojtur, i cili ka folur për LDK-në dhe rolin e saj

Sot në seancën gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë,  është paraqitur dëshmitari i dytë i mbrojtur për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqi. Dëshmitari i dytë i mbrojtur është pyetur për  organizimin, strukturat dhe zgjerimin e  LDK-së në Malishevë.  Paraprakisht, dëshmitari ka lexuar deklaratën e betimit se do ta thotë të vërtetën para trupit gjykues. Sapo ka dhenë përgjigjet për rolin dhe organizimin e LDK-së seanca është mbyllur për publikun. Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar 7 orë kohë për intervistimin e këtij  dëshmitari, mbrojtja e viktimave ka kërkuar 15 minuta, ndërsa 12 orë i kanë kërkuar avokatët e katër të pandehurve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …