Sot, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit e mbajti një fjalim rasti, ish-kryeministri anglez,Toni Bler. Në fjalimin e tij emocionues ë fjalën ka thënë se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian. “Si mund ta linim Kosovën të brutalizohej, t’i vidhej e ardhmja. Kjo nuk kishte të bënte vetëm me Kosovën dhe kosovarët, por edhe me vendin tim që beson në liri. E di që Kosova ende përballet me sfida. Ka ende vende që nuk e njohin Kosovën që shpresoj se në të ardhmen duhet ta bëjnë. Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin e saj para 25 vjetësh. Ai tha se triumfi i intervenimit të NATO-s nuk do të kishte ardhur pa vendosmërinë dhe trimërinë e popullit të Kosovës. Sipas tij, lufta e popullit kosovarë simbolizonte vullnetin për një të ardhme më të mirë si shtet i pavarur dhe sovran. Për të rinjtë e Kosovës, shumë prej tyre që ishin lindur më 1999 dhe disa prej tyre që mbajnë emrin tim, më duhet ta them krenarisht, për ta, duhet të jepet mundësia që e meritojnë. Këta njerëz do ta definojnë të ardhmen e Kosovës. E di që ka vend për shpresë. Të ardhmen e Kosovës brenda Bashkimit Evropian dhe të njohur nga të gjitha shtetet”, ka thënë ish-kryeministri anglez, Toni Bler.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …