Sot në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, do të bëhet hapja dhe përurimi i lokalitetit arkeologjik në Prizren

Sot në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, do të bëhet hapja dhe përurimi i lokalitetit arkeologjik në Prizren

SOT  duke filluar nga ora 18:00 deri më 21:00, në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, do të bëhet hapja dhe përurimi i lokalitetit arkeologjik në Prizren.

Lokaliteti është në emër të ‘’Programit për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor’’ të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.

Ky projekt sjell në pah dëshmitë për ekzistencën e qytetit që nga shekulli i IV-të, si dhe promovon nxitjen e planifikimit urban gjithëpërfshirës përmes rigjenerimit urban të hapësirës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …