leoni

Sot në Shqipëri janë nderuar 104 liridashës dhe atdhetarë shqiptarë antifashistë të pushkatuar 75 vite më parë

Sot në Shqipëri janë nderuar 104 liridashës dhe atdhetarë shqiptarë antifashistë të pushkatuar 75 vite më parë

Organizata e familjeve të Dëshmorëve të Atdheut-dega Elbasan, me Shoqatën “Familjet e Dëshmorëve”, me Shoqatën e të burgosurve politikë, dhe me Shoqërinë “Lëvizja”, kanë bërë homazhe pranë memorialit ku 75 vite më parë u pushkatuan 104 liridashës dhe atdhetarë shqiptarë antifashistë. Nga ky memorial kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve, Gani Krasniqi, bëri thirrje që të respektohen vlerat të cilat janë pjesë jo vetëm e kombit dhe historisë shqiptare por edhe të lirisë sonë. Ai kërkoi që të vazhdohet rrugën dhe përpjekjet drejt projekteve të mëdha, sikurse bën të paret tanë. Ndërsa, kryetarja e organizatës “Familjet e Dëshmorëve të Atdheut”, dega Elbasan,  Xhulieta Gracani, tha se janë të lumtur që gjenden sot këtu por në të njëjtën kohë edhe të mallëngjyer nga ndarja e gjatë në mes të dy trojeve tona. Ndër tjera ajo shtoj se historia e popullit tonë të vuajtur gjithmonë është shkruar me gjak. Përndryshe, 75 vite më parë u pushkatuan 104 qytetarë shqiptarë në kryeqytet.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …