Sot në Shqipëri po mbretëron heshtja zgjedhore, të cilat po kundërshtohen nga opozita dhe kryetari i vendit Ilir Meta. Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të drejtë vote kanë 3 milion e 536 mijë e 15 shtetas, nga të cilët 132 mijë e 788 persona votojnë për herë të parë. Po sipas Ministrisë së Brendshme lista e votuesve është e ndarë në 51% votues meshkuj dhe 49 votuese femra. Nga 61 bashki, në 35 prej tyre ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar gjithashtu se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe ka paralajmëruar se çdo kush që synon të pengoj këtë proces do të përballet me masa adekuate të cilat do të jenë në harmoni me ligjin.
