Sot në Shqipëri shënohet 78-vjetori i gjenocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë, si ditë zyrtare e caktuar nga Kuvendi

Sot në Shqipëri shënohet 78-vjetori i gjenocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë, si ditë zyrtare e caktuar nga Kuvendi

Sot në Shqipëri shënohet 78-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë 27 qershori është caktuar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Masakrat kundër  shqiptarëve të Çamërisë filluan sidomos  pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe do të kulmonin në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, dhjetëra mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre. Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të komunitetit çam, janë rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, që shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame. Si pasojë e masakrave u spastrua etnikisht një popullsi prej 35 mijë banorësh, shqiptarë myslimanë të Çamërisë,  që u vendosën kryesisht në Shqipëri si refugjatë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …