Sot në Shqipëri shpallet qeveria e re ‘Rama II’

Sot në Shqipëri shpallet qeveria e re ‘Rama II’

Sot në Shqipëri do të shpallet qeveria e re Rama II, e cila do të drejtojë vendin për mandatin e ri 4-vjeçar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri të premten, në takimin me ambasadorët e Shqipërisë. Rama ë shprehur gjatë këtij fjalimi se: ”Menjëherë pas shpalljes së qeverisë së re ditën e dielë, unë do t’i kërkoj ministrit të mandatit të ri që të organizojë një takim treditor me të gjithë ju, diku këtu në Shqipëri për të nisur një diskutim të brendshëm,  të hapur, të gjerë dhe të thellë në funksion të rolit që do të ndërmarrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit për të draftuar një projekt të ri të diplomacisë ekonomike…”. Ndërkohë sot në orën 10:00 Rama do të mbledhë Asamblenë e PS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …