Sot në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani” në Lypjan, përurohet libri: “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun

Sot në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani” në Lypjan, përurohet libri: “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Sot në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”  në Lypjan, duke filluar në orën 12.00, do të  përurohet libri: “Januz Bajçica me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”, i autorit, Ahmet Qeriqi. Ky libër iu kushtohet tre luftëtarëve të NDSH-së nga fshati Ruboc i Lypjanit: Januz Bajçinca i cili u vra në kampin Heraklion të Greqisë në vitin 1947 nga bandat greke, djalit të tij, Ruzhdiut, i cili kishte rënë gjatë luftimeve kundër forcave të OZN-ës në vitin 1946 në fshatin Gadime dhe Nebihut  i cili ishte dënuar me burg të rëndë nga regjimi titist i kohës. Pas përurimit të librit do të përurohet edhe filmi dokumentar për këta tre luftëtarë të NDSH-së,  i realizuar nga TV-Dielli.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …