Sot në Shtime u mbajt Akademi Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e Reçakut

Sot në Shtëpinë e Kulturës në Shtime u mbajt Akademi Përkujtimore për dëshmorët dhe martirë t e Reçakut Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke folur në Akademinë përkujtimore në shënim të 17-vjetorit  të Masakrës së Reçakut, tha se krimi në këtë fshat  shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën, duke  bindur  bashkësinë ndërkombëtare që ndërhyrja kundër regjimit të Serbisë,  është e domosdoshme. Reçaku është fundi i një historie të dhunës dhe dëshmon sakrificën e madhe të gjeneratave të tëra. Jahjaga tha se Reçaku është gurë themeli i shtetit të Kosovës dhe fundi i një epoke të rëndë hegjemoniste. Ajo duke përshëndetur ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker tha se Reçaku po ashtu është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme me SHBA-të dhe një lidhje e fuqishme me Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …