Raportuesi për vizat për Kosovën, This Reuten, gjatë një konference për media ka deklaruar më së largu nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës do të mundë të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen. Ai shtoi se ishte e padrejtë “dhe e paarsyeshme” zvarritja e procesit të vizave për Kosovën, pavarësisht se Prishtina kishte “punuar shumë dhe kishte plotësuar kriteret para shumë vjetësh”. Një ditë më herët, më 18 prill, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e Zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …