Me rekomandimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës do të mbahet hytbe me temë të njëjtë. Kjo temë ka të bëjë me atë se si duhet të kemi kujdes në trafik. Ligjërimi fillon në orën 13:00 kur dhe fillon falja e namazit të xhumasë.
