leoni

Sot në Tiranë iu dha lamtumira e fundit shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare

Sot në Tiranë iu dha lamtumira e fundit shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor u mbajtën homazhe, ku morën pjesë edhe Vjosa Osmani Albin Kurti e Glauk Konjufca. Ceremonia e përcjelljes vijoi me himnin kombëtar dhe fjalën e kryeministrit Edi Rama që siç u shpreh ai, ia kishte kërkuar bashkëshortja e Kadaresë, Helena. Kryeministri Rama, tha se Ismail Kadare gjuhën shqipe e ngriti në majën më të paarritur të saj, derisa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës. Ai ndër të tjera u shpreh se është i bindur se Kadare për aq sa ka jetuar i ka thënë të gjitha nga ato çfarë kishte për të thënë. Shkrimtari Ismail Kadare meriton të prehet në një banesë që te jetë vetëm e tij. Kadare nuk e mori çmimin Nobel, por mbeti në arkivat e procesverbaleve të Komitetit të Nobelit, tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …